Kryeziu: Gjykata Kushtetuese sqaron plotësisht procedurën e konstituimit të Kuvendit
Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, vlerëson se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka qartësuar zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb dhe procedurën e plotë të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke mos lënë hapësirë për interpretime politike.

Kryeziu: Gjykata Kushtetuese sqaron plotësisht procedurën e konstituimit të Kuvendit
Drejtori Ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese e ka qartësuar procedurën e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.
"Interpretimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese e qartëson zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb, për rrjedhojë, tani më e ka sqaruar në mënyrë të plotë procedurën e konstituimit të Kuvendit", ka shkruar Kryeziu në Facebook.
“Po ashtu, mbetet në pritje përgjigjja e Gjykatës Kushtetuese lidhur me afatin kushtetues 30-ditor për konstituim dhe pasojat në rast të mosrespektimit të këtij afati. Pas këtyre sqarimeve kushtetuese, rruga për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit është e qartë dhe nuk ka më vend për interpretime politike. Ndërsa pas konstituimit të Kuvendit prioritet i domosdoshëm duhet të jetë ndryshimi i Rregullores së Kuvendit, në mënyrë që të amandamentohen qartë procedurat dhe të parandalohet çdo bllokadë institucionale në të ardhmen.”
Kryeziu ka theksuar se ky vendim heq interpretime të mundshme politike dhe hap rrugën për konstituimin e shpejtë të legjislaturës së re. Ai gjithashtu ka paralajmëruar nevojën për reforma në Rregulloren e Kuvendit për të shmangur bllokadat e ardhshme.
Mbetet në pritje vendimi i Gjykatës Kushtetuese për afatin 30-ditësh kushtetues dhe implikimet e tij, sipas Kryeziut.