Kurti në Bordi i Paqes: Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe në Gaza dhe kudo që ka nevojë
Kryeministri Albin Kurti deklaroi se Kosova ka shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në Forcën ndërkombëtare stabilizuese për Gazën, duke theksuar ekspertizën e FSK-së në kërkim-shpëtim dhe deminim.

Kurti në Bordi i Paqes: Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe në Gaza dhe kudo që ka nevojë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka dalë para gazetarëve për të folur lidhur me pjesëmarrjen e vendit tonë në Bordi i Paqes.
““Ne kemi filluar së pari me pjesëmarrjen tonë në Forcën ndërkombëtare stabilizuese për Gaza dhe aty unë e di që Kosova është përfaqësuar në konferencën në Doha në Katar nga gjenerallejtënant, komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari. Pra, ne kemi shprehur si Republikë e Kosovës gatishmërinë tonë që të marrim pjesë në këtë Forcën stabilizuese ndërkombëtare, ku natyrisht FSK është e mirënjohur tashmë për kërkim-shpëtim dhe deminim, por jo vetëm...””
Kurti theksoi se Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe kudo që të ketë nevojë. Ai vlerësoi aftësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në fusha si kërkim-shpëtimi dhe deminimi.
Tutje, kryeministri shtoi se duke marrë pjesë në këtë forcë, Kosova ka interes për të qenë e pranishme edhe në organet vendimmarrëse politike të saj.
Ky është një hap i rëndësishëm për imazhin ndërkombëtar të Kosovës si kontribuues në paqen globale.