Kurti hesht për “Bordin e Paqes”, analisti Visar Ymeri e kritikon si të palogjikshme – PËRDITËSIM
Analisti Visar Ymeri kritikon mungesën e deklaratës së kryeministrit Albin Kurti për anëtarësimin e Kosovës në “Bordin e Paqes”. Kjo vjen pas heshtjes së pazakontë ndaj veprimit të presidentes Vjosa Osmani pranë Trumpit në Davos.

Kurti hesht për “Bordin e Paqes”, analisti Visar Ymeri e kritikon si të palogjikshme
Në vazhdimësi të diskutimeve për heshtjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj veprimtarisë së presidentes Vjosa Osmani në Davos pranë Donald Trumpit për “Bordin e Paqes”, analisti Visar Ymeri ka dalë me kritika të ashpra.
Ymeri vlerëson se qëndrimi i Kosovës ndaj këtij bordi duhet të jetë çështje shtetërore dhe strategjike, jo peng i përplasjeve politike mes Kurtit dhe Osmanit.
“Së pari mos me u deklaru për Bordin e Paqes, nga kryeministri meqë Kosova është pjesë, por edhe të mos ishte Kosova pjesë vetëm për ftesën unë mendoj që është e palogjikshme. Nëse Albin Kurti e sheh vetën si kryeministër edhe në detyrë edhe i ardhshëm që do të jetë, ne si Kosovë duhet me pas qëndrim.”
Ymeri shton se qëndrimi i Kosovës jepet nga presidentja, por edhe nga kryeministri, dhe kjo duhet parë përtej zënkave politike.
Analiza e mëparshme e Berat Buzhalës
Më herët, analisti Berat Buzhala kishte diskutuar heshtjen e pazakontë të Kurtit dhe Vetëvendosjes ndaj pjesëmarrjes së Osmanit në nismën e Trumpit në Davos më 22 janar 2026.
Për një shtet të vogël si Kosova, refuzimi i ftesës së Trump mund të ketë pasoja. Osmani bëri mirë duke u rreshtuar me SHBA-në, por heshtja e Kurtit ngre pyetje për kalkulime politike, sidomos me zgjedhjet presidenciale në horizont.