Kurti takohet me komisioneren e BE-së për Zgjerim Marta Kos: Diskutuan progresin ekonomik dhe rrugën drejt integrimit evropian
Në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri në detyrë Albin Kurti u takua me komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos. Biseda u fokusua në progresin ekonomik dhe demokratik të Kosovës, si dhe në bashkëpunimin rajonal.
