Kurti takohet në Davos me ministrin kanadez të tregtisë, diskutojnë forcimin e marrëdhënieve tregtare
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Tregtisë Ndërkombëtare të Kanadasë, Maninder Sidhu, në Shtëpinë e Kosovës në Davos, ku diskutuan mundësitë për forcimin e bashkëpunimit tregtar në ICT dhe miniera.
