Komisionerja Kos: Serbia bën hap serioz prapa në rrugën drejt BE-së për shkak të ligjeve kundër pavarësisë së gjyqësorit
Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, kritikon ashpër Serbinë për votimin e ligjeve që kufizojnë pavarësinë e gjyqësorit, duke e quajtur një hap serioz prapa në procesin e integrimit në BE, ndryshe nga progresi i Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Komisionerja evropiane Marta Kos: Serbia bën hap serioz prapa në rrugën drejt BE-së
Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka thënë se votimi në parlamentin e Serbisë për të kufizuar pavarësinë e gjyqësorit është një hap serioz prapa në rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian.
““Vota e Parlamentit të Serbisë për të kufizuar pavarësinë e gjyqësorit është një hap serioz prapa në rrugën e Serbisë drejt BE-së. Në një kohë progresi të madh për zgjerimin, kur Mali i Zi dhe Shqipëria po ecin me shpejtësi, Serbia rrezikon të marrë drejtimin e kundërt. Kjo nuk është ajo që duam””
Ajo në një postim në X ka theksuar se Serbia rrezikon të marrë drejtim të kundërt në kohën kur Mali i Zi e Shqipëria po ecin drejt anëtarësimit në BE.
Parlamenti i Serbisë, i kontrolluar nga shumica e presidentit Aleksandar Vuçiq, ka miratuar sot një paketë ligjesh që kufizojnë pavarësinë e sistemit të drejtësisë.
Ky zhvillim ngre shqetësime serioze për reformën gjyqësore në Serbi dhe ndikon në perspektivën e saj evropiane, sipas Komisioneres Kos.