Mbeturinat pushtojnë Liqenin e Badocit, kërcënojnë furnizimin me ujë të Prishtinës dhe Graçanicës
Liqeni artificial i Badocit, një nga burimet kryesore të ujit të pijshëm për Prishtinën dhe Graçanicën, është i mbushur plot me mbeturina plastike dhe objekte të tjera. Autoritetet shëndetësore kanë ndaluar konsumimin e ujit që nga 13 janari për shkak të turbullirës.
