LIVE/ Nata e fundit e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve: 18 ndeshje, luftohet për çdo gjë
Faza e ligës në Champions League mbyllet me 18 ndeshje vendimtare ku skuadrat luftojnë për pozicionet në fazën nokaut. Duelët si Benfica-Real Madrid apo Dortmund-Inter premtojnë spektakël.

LIVE: Nata vendimtare e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve
Java e tetë e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve sjell një mbrëmje spektakolare futbolli, me përballje të forta mes gjigantëve evropianë dhe duele që mund të përcaktojnë fatin e shumë skuadrave në garën për kualifikim.
Sfidat klasike si Benfica – Real Madrid, Dortmund – Inter, Monaco – Juventus apo PSG – Newcastle janë vetëm disa nga duelët që do të ndezin mbrëmjen.
Në këtë javë vendimtare, favoritët kërkojnë të konfirmojnë epërsinë, ndërsa çdo pikë ka vlerë të madhe në rrugën drejt fazës nokaut.
Ndjekni zhvillimet live në digjital.com për rezultatet dhe analizat.