Moti sot në Kosovë: Kryesisht i vranët me intervale dielli
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron mot kryesisht të vranët sot në vend, me mjegull në mëngjes dhe intervale me diell. Temperaturat minimale nga -1 në 1°C, maksimale 6-9°C.

Moti sot në Kosovë: Kryesisht i vranët me intervale dielli
Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), në orët e mëngjesit parashihet paraqitje e mjegullës, kryesisht në zonat mesatare dhe përgjatë relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 6 deri në 9 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi 1 deri në 4 metra për sekondë.
Kujdes në udhëtime për shkak të mjegullës në mëngjes.