Nesër mbahet ceremonia e diplomimit të 21 kadetëve për zjarrfikës në AKSP
Në ora 11:00 do të zhvillohet ceremonia solemne e diplomimit të 21 kadetëve të rinj për zjarrfikës në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. Ministri në detyrë Xhelal Sveçla dhe përfaqësues të tjerë të rëndësishëm janë të ftuar.

Nesër mbahet ceremonia e diplomimit të 21 kadetëve për zjarrfikës në AKSP
Gjatë ditës së nesërme, në orën 11:00, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) do të mbahet ceremonia solemne e diplomimit të 21 kadetëve të rinj për zjarrfikës.
Kjo ngjarje shënon përfundimin e trajnimit të tyre profesional dhe hyrjen zyrtare në radhët e shërbimeve të emergjencës për të mbrojtur sigurinë publike në Kosovë.
Sipas njoftimit zyrtar për media, në ceremoni janë ftuar figura të rëndësishme si ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përfaqësues të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), institucioneve të sigurisë publike dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Akademia e Kosovës për Siguri Publike luaj rol kyç në përgatitjen e kuadrove të kualifikuar për menaxhimin e emergjencave dhe forcimin e kapaciteteve të sigurisë në vend.
Ndiqni zhvillimet e mëtejshme në Digjital.com.
/Burimi: Indeksonline/