Sport

Nga lufta e Kosovës te dështimi në Serie A dhe rilindja në La Liga: Elogji italiane për Vedat Muriqin

Gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio shkruan për rrugën e jashtëzakonshme të Vedat Muriqit, nga lufta në Kosovë, dështimi te Lazio, deri te het-trik heroik me Mallorcën në La Liga ku bëhet golashënuesi i dytë më i miri në histori të klubit.

Nga Admin User
Nga lufta e Kosovës te dështimi në Serie A dhe rilindja në La Liga: Elogji italiane për Vedat Muriqin

Nga lufta e Kosovës te dështimi në Serie A dhe rilindja në La Liga: Elogji italiane për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi është futbollisti i momentit te Mallorca. Ylli kosovar shkëlqeu me het-trik ndaj Athletic Bilbaos, duke siguruar fitoren 3-2 në La Liga dhe duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e klubit me 46 gola.

Vedat Muriqi në La Liga me Mallorcën
Vedat Muriqi shkëlqen me Mallorcën në La Liga

Një nga gazetarët më të mirë italianë, Gianluca Di Marzio, ka shkruar një artikull të paharrueshëm për prizrenasin: "Nga lufta e Kosovës te shkëlqimi në Turqi, dështimi në Serie A dhe rilindja në La Liga me fanellën e Mallorcës."

Rilindja e Vedat Muriqit te Mallorca: golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e klubit me 46 gola

Gianluca Di Marzio

Me 14 gola në kampionat, Muriqi po thyen rekorde. Në Itali etiketohej si i ngadalë, por në Spanjë është i pamëshirshëm në zonë. Aventura te Lazio nuk funksionoi (vetëm 2 gola në 2 vjet), por te Mallorca për 13 milionë euro gjeti rilindjen.

Vedat Muriqi në karrierën e hershme
Muriqi gjatë karrierës së hershme

Muriqi u rrit nën hijen e luftës në Kosovë. Në moshën 6-vjeçare u largua nga Prizreni: "Na morën sendet me vlerë... flinim në bodrum." Megjithatë, ëndrra për t'u bërë futbollist nuk shua. Filloi te Liria Prizren, kaloi në Shqipëri dhe Turqi (Fenerbahçe), para La Ligës.

“Na morën sendet me vlerë dhe paratë. Na thanë se do ta bombardonin shtëpinë nëse nuk largoheshim brenda dy orësh. Na mbrojti Zoti.”

Vedat MuriqiIntervistë për Gazzetta dello Sport

Het-trik i tij ndaj Bilbaos (i pari që nga 2008) i kushtua babait të tij të ndjerë: "Sikur të ishte gjallë, sot do ta festonte ditëlindjen." Muriqi ëndërron Botërorin me Kosovën, ku është golashënuesi historik me 32 gola.

Qoftë me Mallorcën apo Kosovën, Muriqi nuk ndalon së ëndërruari. /Përkthyer nga shkrimi i Gianluca Di Marzio/

Artikuj të Ngjashëm

Kthuni në Faqen e Parë