Osmani dhe Kurti shprehin ngushëllime pas aksidentit tragjik të trenit në Spanjë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti kanë shprehur ngushëllimet e tyre të sinqerta për familjet e viktimave të aksidentit hekurudhor në Spanjë, ku kanë humbur jetën të paktën 39 persona.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë reaguar me dhimbje të thellë pas aksidentit të rëndë hekurudhor në jug të Spanjës, ku kanë humbur jetën të paktën 39 persona dhe mbi 100 të tjerë janë lënduar.

Osmani ka postuar në platformën X një mesazh solidariteti, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe duke u dëshiruar shërim të shpejtë të lënduarve.
“Lajme zemërthyese nga jugu i Spanjës pas një aksidenti tragjik hekurudhor që ka marrë shumë jetë dhe ka lënë shumë të tjerë të lënduar. Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe urimet për shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit. Kosova qëndron në solidaritet me popullin e Spanjës në këtë kohë të vështirë.”
Lajme zemërthyese nga jugu i Spanjës pas një aksidenti tragjik hekurudhor që ka marrë shumë jetë dhe ka lënë shumë të tjerë të lënduar. Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe urimet për shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit. Kosova qëndron në solidaritet me popullin e Spanjës në këtë kohë të vështirë.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniKS) January 19, 2026
Kryeministri Kurti gjithashtu ka shprehur pikëllimin e tij të thellë për këtë tragjedi, duke theksuar mbështetjen e plotë të Kosovës për Spanjën.
Autoritetet spanjolle po vazhdojnë hetimet për shkaqet e aksidentit, ndërsa ekipe shpëtimi janë duke punuar për evakuimin e plotë të pasagjerëve.