Sport

Pamje të rënda: Shtatë tifozë të PAOK-ut vdesin në aksident trafiku me një kamion në Rumani

Ambasada greke në Bukuresht ka konfirmuar se të gjithë shtatë personat e vdekur në aksidentin e rëndë të trafikut në Rumani ishin tifozë të PAOK-ut. Ata po udhëtonin drejt Francës për ndeshjen me Lyonin. Tre të lënduar në spital.

Nga Admin User
Pamje të rënda: Shtatë tifozë të PAOK-ut vdesin në aksident trafiku me një kamion në Rumani

Të shtatë njerëzit që vdiqën në aksidentin e rëndë të trafikut të martën në Rumani, ku një kamion u përplas ballë për ballë me një minibüs ku ndodheshin tifozë të klubit grek të futbollit PAOK, ishin mbështetës të këtij ekipi, konfirmon Ambasada e Greqisë në Bukuresht.

Minibusi me dhjetë pasagjerë ishte nisur nga Greqia për në Francë, ku tifozët synonin të shihnin ndeshjen PAOK-Lyon.

Pamje nga aksidenti tragjik në Rumani
Pamjet e rënda nga vendi i ngjarjes (Mos shiko nëse je i ndjeshëm)

Tre të lënduarit janë me vetëdije dhe janë transferuar në Spitalin Universitar të Timisoarës, 100 km larg vendit të aksidentit.

Kryetari i qytetit Aleksandri, Panagiotis Girinis, deklaroi se tri viktima ishin nga ky vendbanim (25-27 vjeç), një tjetër nga Pieria.

Video nga kamera e një automjeti tjetër që regjistroi përplasjen

Aksidenti ndodhi në autostradën E70 mes Caransebeş dhe Lugoj në perëndim të Rumanisë, rreth orës 13:00.

Paralajmërim: Pamjet janë të rënda dhe nuk rekomandohen për personat e ndjeshëm.

Kthuni në Faqen e Parë