“Arsenali, skuadra më e mirë në botë”, Guardiola bën deklaratë të befasshme
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka befasuar të gjithë duke e shpallur Arsenalin si skuadrën më të mirë në botë, duke u bazuar në performancat dominuese të "Topçinjve" në Premier League, Champions League dhe Kupën Carabao.

Pep Guardiola, trajneri i suksesshëm i Manchester Cityt, ka bërë një deklaratë të papritur duke e cilësuar Arsenalin si skuadrën më të mirë në botë në këtë moment.

Sipas Guardiolës, formën e shkëlqyer të Arsenalit mund ta vërtetojnë rezultatet e tyre të fundit në kampionatin anglez dhe garat evropiane. "Topçinjtë" kanë një epërsi prej shtatë pikësh në krye të Premier Ligës dhe janë skuadra e parë që ka siguruar kalimin në fazën e 1/8-të finale të Ligës së Kampionëve.
Ndërkaq, Arsenali është në pozicion të favorshëm për të synuar një vend në finalen e Kupës Carabao, pas fitores së rëndësishme ndaj Chelseat në ndeshjen e parë të gjysmëfinales.
Guardiola, i cili drejton rivalin e drejtpërdrejtë Manchester City, ka treguar respekt të madh ndaj punës së trajnerit Mikel Arteta dhe skuadrës londineze, duke pranuar superioritetin e tyre aktual.