PËRDITËSIM: 11 efektivë policie të plagosur nga sulmet me molotov dhe sende të forta te Kryeministria dhe Parlamenti
Policia shqiptare njofton se 11 efektivë policie janë plagosur nga sulmet me molotov dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe Parlamentit. Sulmuesit janë identifikuar dhe po shoqërohen.

PËRDITËSIM: 11 efektivë policie të plagosur nga sulmet me molotov dhe sende të forta te Kryeministria dhe Parlamenti
Policia shqiptare ka njoftuar se 11 efektivë të saj janë dëmtuar si pasojë e sulmeve me molotov dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe sulmeve para Parlamentit gjatë protestave të opozitës. Të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore.
Policia shton se janë identifikuar personat që sulmuan forcën policore dhe po vazhdon punën për t'i shoqëruar ata.
“Si pasojë e sulmeve me molotov dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe sulmeve para Parlamentit, janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore 11 punonjës policie.”
Protestat e opozitës vazhdojnë me tension të lartë. Policia ka mobilizuar forcat, duke përdorur makinat e shpërndarjes së ujit dhe duke fikur dritat në rrugë për të kontrolluar situatën. Protestuesit kanë hedhur gurë drejt policisë te Parlamenti.
Foto: Telegrafi