Infrastrukturë

Përparim Rama i dërgon letër të hapur Kurtit: Zhbllokoni menjëherë Unazën e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, duke kërkuar zhbllokimin e menjëhershëm të projektit të Unazës së Prishtinës, një projekt ky strategjik i financuar nga EBRD me 206 milionë euro.

Nga Admin User
Përparim Rama i dërgon letër të hapur Kurtit: Zhbllokoni menjëherë Unazën e Prishtinës

Përparim Rama i dërgon letër të hapur Kurtit: Zhbllokoni menjëherë Unazën e Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një letër të hapur drejtuar kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ku kërkon zhbllokimin e menjëhershëm të projektit të Unazës së Prishtinës. Ky projekt infrastrukturore konsiderohet si një nga më të rëndësishmit për zhvillimin e kryeqytetit dhe ekonominë e Kosovës.

Rama vlerëson se bllokimi i projektit për më shumë se katër vjet në nivel qendror ka pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët dhe cenon interesin publik. Ai rikujton premtimin e Kurtit gjatë fushatës zgjedhore për mbështetje të këtij projekti strategjik.

Megjithatë, për më shumë se katër vjet, realizimi i këtij projekti ka mbetur i bllokuar në nivelin qendror, pavarësisht gatishmërisë së plotë teknike, ligjore dhe procedurale të Komunës së Prishtinës. Ky bllokim i zgjatur ka shkaktuar pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët e kryeqytetit dhe po cenon seriozisht interesin publik.

Përparim Rama

Projekti ka miratimin për financim nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), me vlerë totale prej 206 milionë eurosh, ku deri në 40% janë fonde grant ose 82.4 milionë euro të pakthyeshme. Rama paralajmëron se çdo vonesë rrezikon humbjen e këtyre fondeve dhe dëmtimin e kredibilitetit të Kosovës ndaj partnerëve ndërkombëtarë.

"Ky nuk është një projekt politik. Nuk i shërben një partie apo një mandati, por zhvillimit afatgjatë të vendit, ekonomisë, mobilitetit urban dhe cilësisë së jetës së qytetarëve," shkruan Rama në letër.

Kryetari i Prishtinës bën thirrje që Qeveria në detyrë të heqë pengesat administrative dhe të mundësojë nisjen e punimeve sa më shpejt, duke e quajtur projektin prioritet kombëtar dhe pjesë të rrjetit rrugor të Ballkanit Perëndimor.

/Burimi: Telegrafi/

Kthuni në Faqen e Parë