PËRDITËSIM: Gjendet 17-vjeçari i humbur në Gjilan, Xhengiz Hyzeiri është në gjendje të mirë shëndetësore
Xhengiz Hyzeiri, 17-vjeçari i humbur në Gjilan, është gjetur i sigurt falë punës së policisë dhe ndihmës së qytetarëve. Ai ndodhet në stacionin policor për procedura ligjore.

PËRDITËSIM: Gjendet 17-vjeçari i humbur në Gjilan
Policia e Kosovës ka njoftuar se Xhengiz (Aliriza) Hyzeiri, i lindur më 15 korrik 2008 dhe raportuar i humbur në Gjilan, është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas njoftimit zyrtar, falë veprimeve operative të njësive përkatëse policore, si dhe bashkëpunimit me qytetarët dhe mediat, i riu është lokalizuar me sukses.
“Ai aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë së Kosovës, ku po zhvillohen procedurat e nevojshme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.”

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka falënderuar sinqerisht mediat dhe qytetarët për bashkëpunimin, informacionet e ofruara dhe përkrahjen e treguar gjatë këtij procesi, duke vlerësuar lart kontributin e tyre në zbardhjen e këtij rasti.