Policia sekuestron armë, municion dhe eksploziv në shtëpi të braktisur në Zubin Potok – rasti i dytë sot në veri
Policia e Kosovës ka sekuestruar sot një pushkë M48, 244 fishekë, dy karikatorë dhe eksploziv në një shtëpi të braktisur në fshatin Jagnjenicë të Zubin Potokut. Ky është incidenti i dytë i tillë sot në veri pas atij në Zveçan.

Sekuestrohen armë në shtëpi të braktisur në Jagnjenicë
Sot, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta policore në rajonin e veriut të Kosovës, Policia e Kosovës ka marrë informacion se në një shtëpi të braktisur në fshatin Jagnjenicë të komunës Zubin Potok dyshohej për praninë e armëve, municioneve dhe eksplozivit.

Menjëherë pas informacionit, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje dhe gjatë kontrollit kanë gjetur e sekuestruar:
- 1 pushkë e tipit M48
- 244 fishekë të kalibrave të ndryshëm
- 2 karikatorë të zbrazët
Njësisë për Trajtimin e Eksploziv-it (EOD) i është dashur të ndërhyjë për të tërhequr eksplozivin në mënyrë të sigurt. Hetimet po vazhdojnë për identifikimin e saktë të eksplozivit.
Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, e cila ka urdhëruar ngritjen e rastit penal për 'Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve'. Nuk ka persona të arrestuar deri më tani.
Rasti i dytë sot në veri: Ky incident vjen pak orë pasi policia sekuestroi armë automatike, pushkë dhe granata dore në një shtëpi tjetër të braktisur në Zveçan. Situata në veri vazhdon të jetë e tensionuar për sigurinë publike. Lexoni detajet e rastit në Zveçan.
Burimi: IndeksOnline