PËRDITËSIM: Kompania "Reload SH.P.K." reagon zyrtarisht pas aksionit policor në poligon - Hetimet lidhen me persona të caktuar, jo me kompani
Kompania "Reload SH.P.K." ka reaguar zyrtarisht pas aksionit policor të zhvilluar sot në ambientet e saj. Hetimet nuk kanë të bëjnë me funksionimin e kompanisë, por me dyshime ndaj personave të caktuar. Policia ka arrestuar katër të dyshuar për keqpërdorim dhe ryshfet në lejet e armëve.

PËRDITËSIM: Kompania "Reload SH.P.K." reagon zyrtarisht pas aksionit policor në poligon - Hetimet lidhen me persona të caktuar, jo me kompani
Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në poligonin e qitjes “Reload” në Prishtinë, ku janë arrestuar katër persona për dyshime të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe marrjes së ryshfetit në lidhje me lëshimin e lejeve të armëve pa prezencë fizike të personave.
“Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me datën 19.01.2026 në koordinim me Prokurorinë Themelore Prishtinë dhe me urdhër të Gjykatës Themelore Prishtinë, ka zhvilluar kontroll në katër lokacione të ndryshme...”
Gjatë kontrollit u sekuestruan 7 telefona celularë, dosje dhe dokumente relevante. Të dyshuarit (tre meshkuj dhe një femër) u mbajtën deri në 48 orë.
Më pas, kompania "Reload SH.P.K." ka lëshuar një deklaratë zyrtare duke konfirmuar vizitën e hetuesve policorë, por duke sqaruar se hetimet nuk lidhen me aktivitetin apo funksionimin e kompanisë si subjekt juridik, por me dyshime ndaj personave të caktuar.
“Kompania Reload SH.P.K. konfirmon se gjatë ditës është realizuar një vizitë nga hetuesit e Policisë së Kosovës, e cila ka pasur për qëllim trajtimin e dyshimeve që lidhen me persona të caktuar, dhe jo me aktivitetin apo funksionimin e kompanisë si subjekt juridik... Kompania jonë ka ofruar dhe vazhdon të ofrojë qasje të plotë në të gjitha informacionet... Reload SH.P.K. mbetet e përkushtuar që të gjitha aktivitetet e saj të zhvillohen në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.”
Kompania është distancuar nga çdo veprim individual dhe thekson bashkëpunimin e plotë me autoritetet. Hetimet vazhdojnë.
