PËRDITËSIM: Presidentja Osmani nënshkruan anëtarësimin e Kosovës në “Bordin e Paqes”, bisedë me Trump-in për paqen globale
Presidentja Vjosa Osmani ka nënshkruar zyrtarisht anëtarësimin e Kosovës në “Bordin e Paqes”, iniciativë e presidentit amerikan Donald Trump. Gjatë përgatitjeve, Osmani dhe Trump zhvilluan një bisedë të shkurtër duke theksuar bashkëpunimin për paqen dhe stabilitetin global. Ky hap forcon pozicionin e Kosovës në skenën ndërkombëtare.

PËRDITËSIM: Presidentja Osmani nënshkruan anëtarësimin e Kosovës në “Bordin e Paqes”, bisedë me Trump-in për paqen globale
Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar zyrtarisht anëtarësimin e Kosovës në "Bordin e Paqes", një iniciativë ndërkombëtare e nisur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Ky moment u regjistrua gjatë ceremonisë në Davos.
Gjatë përgatitjeve për nënshkrimin, presidentja Osmani dhe presidenti Trump zhvilluan një bisedë të shkurtër, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe dialogut për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit global.
Në ceremoninë solemne në Davos, Trump ka festuar themelimin e Bordit duke nënshkruar me përfaqësues nga Bahreini dhe Maroku, duke e sjellë në fuqi plotësisht iniciativën.
“Çdo vend, pothuajse çdo vend, dëshiron të jetë pjesë e saj. Dhe ne i dërguam letrat disa ditë më parë, dhe këto janë vetëm vendet që janë këtu. Rastësisht janë në Davos.”
Kosova është mes vendeve anëtare, duke u bashkuar me Argjentinën, Turqinë etj. Ky hap shënon një zhvillim të rëndësishëm për Kosovën në promovimin e paqes globale.
Vendet anëtare
- Argjentina
- Armenia
- Azerbajxhani
- Bahreini
- Bjellorusia
- Egjipti
- Hungaria
- Indonezia
- Jordania
- Kazakistani
- Kosova
- Maroku
- Pakistani
- Katari
- Arabia Saudite
- Turqia
- Emiratet e Bashkuara Arabe
- Uzbekistani
- Vietnami
Vendet që refuzuan
- Franca
- Norvegjia
- Sllovenia
- Suedia
- Mbretëria e Bashkuar
/Burimi: IndeksOnline, Telegrafi, Nacionale/