Energji

PËRDITËSIM: Propozimi për 21% rritje të çmimit të rrymës, ekspertët paralajmërojnë pasoja të rënda për familjet, bizneset dhe prodhimin

ZRRE ka publikuar aplikimet fillestare të KESCO, KEDS dhe KOSTT për kostot dhe të hyrat e lejuara maksimale për vitin 2026, me total mbi 90 milionë euro, çka mund të çojë në rritje të tarifave rreth 21%. Ekspertët e energjetikës dhe ekonomisë paralajmërojnë efekte negative për familjet, bizneset dhe sektorin prodhues, ndërsa opozita e quan kërkesën e katërt nën Qeverinë Kurti.

Nga Admin User
PËRDITËSIM: Propozimi për 21% rritje të çmimit të rrymës, ekspertët paralajmërojnë pasoja të rënda për familjet, bizneset dhe prodhimin

PËRDITËSIM: Propozimi për 21% rritje të çmimit të rrymës, ekspertët paralajmërojnë pasoja të rënda për familjet, bizneset dhe prodhimin

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka publikuar aplikimet fillestare të kompanive KESCO, KEDS dhe KOSTT për kostot dhe të hyrat e lejuara maksimale për vitin 2026. KESCO kërkon korrigjim mbi 49 milionë euro, KEDS mbi 41 milionë euro, duke e çuar totalin mbi 90 milionë euro. Kjo mund të përkthehet në një rritje të mundshme të tarifave të energjisë elektrike afër 21%.

Reagimet nuk kanë munguar. Njohës të energjetikës dhe ekonomisë kanë paralajmëruar se një rritje e tillë do të godasë familjet, bizneset dhe sektorin e prodhimit.

Duke pasur parasysh aktualitetin ekonomik, gjendjen sociale dhe trendët ekonomike, rritja e mëtejme e çmimit të energjisë elektrike edhe më shumë godet amvisërinë, ekonomitë familjare, bizneset, shërbimet si dhe sektorin e prodhimtarisë.

Vezir RexhepiFront Online

Energjia elektrike është nevojë bazike dhe çdo rritje ka efekt zinxhir në shpenzimet familjare dhe në çmimet e produkteve e shërbimeve. ZRRE-ja duhet ta trajtojë këtë propozim me kujdes maksimal dhe në interes të publikut.

Ismet Mulaj, ish-ministër i Industrisë dhe Tregtisë

Propozimi i KEDS-it për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 21% përbën një goditje të rëndë për ekonominë e qytetarëve dhe veçanërisht për grupet më të cenueshme të shoqërisë.

Lulzim Beqiri, njohës çështjesh ekonomikeFront Online

ZRrE duhet të jetë shumë më transparente në zbërthimin dhe qëndrimin e çfarëdo ndryshimi te qytetarët dhe bizneset.

Lulzim Syla, njohës çështjesh të energjisë

Opozita ka reaguar ashpër ndaj kësaj kërkese, duke e cilësuar si të katërtën gjatë mandatit të Qeverisë Kurti. Deputetët Hykmete Bajrami (LDK) dhe Blerta Deliu-Kodra (PDK) kanë paralajmëruar efekt multiplikues në çmimet e produkteve të tjera.

E kam thënë edhe më herë... trashja e xhepave të tregtarëve të energjisë bëhet duke u zbrazur xhepat qytetarëve.

Hykmete BajramiFacebook

Po e shoh që KESCO paska propozuar 21% rritje të rrymës. Nëse aprovohet, kjo do të jetë rritja e katërt vetëm këtë mandat!

Blerta Deliu-KodraFacebook

Qytetarët presin vendimin e ZRRE-së, ndërsa ekspertët kërkojnë analizë të detajuar të të gjithë sektorit energjetik për të mbrojtur konsumatorët.

Kthuni në Faqen e Parë
Kërkesa e KESCO-s për shtrenjtim energjie: Reagime të ashpra nga opozita ndaj Qeverisë Kurti | Digjital