Maqedonia e Veriut: Protestë pranë kufirit me Kosovën të hënën, paralajmërohen kolona kamionësh
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar paralajmëron kolona të mundshme kamionësh në kufirin me Maqedoninë e Veriut të hënën, për shkak të protestës së shoqatës së transportuesve.

Maqedonia e Veriut: Protestë pranë kufirit me Kosovën të hënën, paralajmërohen kolona kamionësh
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se të hënën mund të ketë kolona të gjata kamionësh në hyrje të Republikës së Kosovës nga territori i Maqedonisë së Veriut.
Sipas njoftimit, kjo situatë parashihet si pasojë e një proteste të organizuar nga shoqata e transportuesve maqedonas, e cila do të nisë në orën 12:00.
"Si pasojë e kësaj proteste, do të mbyllet qarkullimi për transportuesit e mallrave," thuhet në njoftimin e QKMK-së.
“Protesta do të mbahet në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa në territorin e Republikës së Kosovës mund të krijohen kolona të gjata kamionësh, të cilët do të presin për të kaluar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.”
Transportuesit dhe udhëtarët inkurajohen të ndjekin zhvillimet dhe të planifikojnë itineraret për të shmangur vonesat e mundshme në kufi.