Punësimi paralel me studimet: Holanda udhëheq në BE me 74.3%, pse?
Sipas të dhënave të fundit të Eurostat për vitin 2024, Holanda regjistron përqindjen më të lartë të të rinjve 15-29 vjeç që punojnë ndërsa studiojnë (74.3%), e ndjekur nga Danimarka (56.4%) dhe Gjermania (45.8%). Nevoja financiare dhe përvoja profesionale janë motivet kryesore.

Punësimi paralel me studimet: Holanda udhëheq në BE me 74.3%, pse?
Të punosh ndërkohë që studion nuk është një praktikë e zakonshme për shumicën e studentëve në Bashkimin Evropian. Megjithatë, nevoja financiare dhe dëshira për të fituar përvojë profesionale i shtyjnë disa të rinj drejt kësaj zgjedhjeje, sipas një raporti të Euronews.
Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat për vitin 2024, më shumë se një në katër të rinj evropianë të moshës 15–29 vjeç punonin dhe studionin njëkohësisht.
Kjo praktikë ishte më e përhapur në Holandë (74.3%), Danimarkë (56.4%) dhe Gjermani (45.8%). Ndërkohë, përqindjet më të ulëta u regjistruan në Rumani (2.4%), Greqi (6%) dhe Kroaci (6.4%).
“Disa studentë janë të motivuar kryesisht nga konsideratat financiare, ndërsa të tjerët zgjedhin punësimin ose praktikat pa pagesë për të fituar përvojë pune dhe për të rritur shanset e tyre për punësim.”
Shkaku kryesor mbetet nevoja financiare, por sipas ekspertëve, motivet ndryshojnë sipas vendit dhe sektorit. Nightingale shpjegon se financimi i studimeve ndikon në nevojën financiare, ndërsa përvoja pune është e rëndësishme në sektorë si ligji, financa dhe industritë kreative.
Edhe pse disa vende inkurajojnë këtë praktikë, shumica e të rinjve evropianë (mbi 70%) nuk punojnë gjatë studimeve. Vetëm 3.2% ishin të papunë, por kërkonin punë.
Për gratë 15-19 vjeç, 74.4% ishin jashtë tregut të punës krahasuar me 70.4% të burrave. Kjo diferencë zvogëlohet me moshën, duke arritur në 62% punësim për gratë dhe 71.9% për burrat në grupmoshën 25-29 vjeç.
Të dhënat nxjerrin në pah se gratë regjistrohen më shumë në arsim, por kur nuk studiojnë, kanë më pak gjasa të jenë të punësuara.
Burimi: Telegrafi / Eurostat