Rama sqaron: Amerika nuk ka ndaluar vizat për shqiptarët, por pezullim të përkohshëm lejeve pune sipas politikës së Trump
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë ndaj vendimit të SHBA-së për pezullimin e lejeve të punës për 75 vende, duke e quajtur atë pjesë e politikës së re të emigracionit të Presidentit Trump dhe duke hedhur poshtë dezinformimin e opozitës.
