Rashiqi i gatshëm ta votojë Osmanin për mandat të dytë, por kërkon takim për çështjet e serbëve
Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nexhat Rashiq, ka shprehur gatishmërinë për ta votuar Vjosën Osmanin për një mandat tjetër si presidente, nëse propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje. Megjithatë, ai kërkon një takim paraprak për të diskutuar disa çështje teknike që lidhen me komunitetin serb.
