Kosovë

PËRDITËSIM: Rifillon qarkullimi i maunave në kufirin me Serbinë pas bllokadës për shkak të protestave kundër masave Schengen

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar konfirmon rifillimin e qarkullimit të maunave në kufirin me Serbinë. Detaje të reja: Shoqata e transportuesve të Malit të Zi ka dhënë fund bllokadës, ndërsa protestat lidhen me procedurat e reja Schengen.

Nga Admin User
PËRDITËSIM: Rifillon qarkullimi i maunave në kufirin me Serbinë pas bllokadës për shkak të protestave kundër masave Schengen

PËRDITËSIM: Rifillon qarkullimi i maunave në kufirin me Serbinë pas bllokadës për shkak të protestave kundër masave Schengen

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka bërë të ditur se ka filluar qarkullimi i maunave dhe mjeteve transportuese në kufirin me Serbinë, i cili ishte i bllokuar që nga data 26.01.2026 për shkak të protestave të shoferëve serbë kundër masave të BE-së për transportin rrugor në zonën Schengen.

Ju njoftojmë se ka filluar qarkullimi i mauneve dhe mjeteve transportuese në kufirin me Serbinë, i cili ishte i bllokuar që nga data 26.01.2026.

QKMKTelegrafi

Edhe Shoqata e Transportuesve të Malit të Zi një ditë më parë ka vendosur t’i japë fund bllokimit të pikave kufitare për mallra me Bashkimin Evropian, një masë kjo që ka ndikuar edhe në bizneset kosovare.

Ndryshe, ditë më parë shoferët kishin bllokuar terminalet për mallra për shkak të ashpërsimit të procedurave për hyrje në Zonën Schengen. Ata kërkonin rritjen e qëndrimit në BE nga tre në katër muaj brenda gjashtëmujorit.

Për informata të mëtejshme, kontaktoni QKMK në numrat: +383 45 198 000, +383 45 198 606 ose linjën pa pagesë 0800 500 95.

Kthuni në Faqen e Parë