Moti

Rikthehet bora, parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim

Gjatë natës priten reshje bore në juglindje të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Nesër mot i vranët me reshje të pakta bore dhe të ftohtë në Kosovë, shi dhe borë në Shqipëri. Temperatura minimale -4°C, maksimale 4°C.

Nga Admin User
Rikthehet bora, parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim

Rikthehet bora, parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim

Gjatë natës së sotme pritet shtimi i vranësirave shoqëruar me reshje bore në juglindje dhe lindje të Shqipërisë, si dhe në shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut. Edhe në Kosovë, veçanërisht në jug dhe lindje, mund të ketë fjolla bore deri në mëngjes.

Situata në Kosovë

Në Kosovë, reshjet e borës do të jenë të pakta dhe lokale, me intensitet më të madh në juglindje, sidomos në zonat kodrinore-malore. Nesër pritet mot kryesisht i vranët me reshje të dobëta bore dhe shiu. Erëra nga juglindja, të ftohta, me shpejtësi mesatare. Temperaturat minimale do të luhaten rreth -4°C, ndërsa maksimalet deri në 4°C.

Parashikimi për Shqipërinë dhe rajonin

Në Shqipëri nesër mot i vranët me reshje shiu në perëndim dhe bore në lindje. Gjithashtu, reshje lokale bore priten në Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe veri të Malit të Zi. Reshjet do të jenë kryesisht të dobëta, por më intensive në zonat malore të juglindjes dhe lindjes së Shqipërisë, perëndimit të Maqedonisë së Veriut dhe juglindjes së Kosovës.

Ditët në vijim

Të enjten dhe të premten moti bëhet pak më i ngrohtë dhe më i butë, me vranësira e intervale me diell dhe reshje të pakta lokale. Fundjava sjell mot të ndryshueshëm: të shtunën reshje lokale kryesisht në Shqipëri, ndërsa të dielën priten reshje të dendura shiu si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.

Fundjava vjen me mot të ndryshueshëm. E shtuna me reshje lokale kryesisht në Shqipëri, kurse të dielën priten reshje të dendura shiu si në Shqipëri, po ashtu edhe në Kosovë.

MeteoBallkanIndeks Online
Kthuni në Faqen e Parë