Rritje e ndjeshme e ndërmarrjeve të reja në Kosovë: 1 mijë regjistrime vetëm në dhjetor 2024
Në dhjetor 2024, numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara në Kosovë arriti në 1,000, duke shënuar rritje prej 8.8% krahasuar me muajin e mëparshëm dhe 6% me dhjetorin e vitit 2023. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), tregtia me shumicë dhe pakicë kryeson si sektori më i preferuar.

Rritje e ndjeshme e ndërmarrjeve të reja në Kosovë: 1 mijë regjistrime vetëm në dhjetor 2024
Gjatë muajit dhjetor 2024, në Kosovë u regjistruan gjithsej 1,000 ndërmarrje të reja, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK). Kjo shifër paraqet një rritje prej 8.8% krahasuar me muajin nëntor të të njëjtit vit dhe 6% më shumë se në dhjetorin e vitit 2023.
Sektorët më të preferuarit ishin tregtia me shumicë dhe pakicë, përfshirë riparimin e mjeteve motorike dhe motoçikletave me 252 ndërmarrje (25.2% e totalit). Pasojnë aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 120 (12%), akomodimi dhe shërbimet ushqimore me 110 (11%), si dhe prodhimi me 99 ndërmarrje (9.9%).
Në aspektin e madhësisë, mikro-ndërmarrjet (0-9 punëtorë) dominuan me 988 regjistrime. Vetëm 12 ishin ndërmarrje të vogla (10-49 punëtorë), ndërsa nuk u regjistrua asnjë ndërmarrje e mesme apo e madhe.
Shpërndarja gjeografike
Regjioni i Prishtinës kryesoi me 500 ndërmarrje (50%), i ndjekur nga Prizreni me 105 (10.5%), Gjilani me 99 (9.9%), Ferizaji me 87 (8.7%), Mitrovica me 85 (8.5%), Gjakova me 65 (6.5%) dhe Peja me 59 (5.9%).
Bëhet me dije se gjatë të njëjtit muaj u shuan gjithashtu 135 ndërmarrje, duke treguar dinamikën e tregut ekonomik.
“Gjatë muajit dhjetor të vitit 2024 janë regjistruar 1 mijë ndërmarrje të reja.”