Politikë

Partia e Duda Baljes merr udhëheqjen e Inspektoratit në Prizren: Samra Iljazi emërohet drejtoreshë

Samra Iljazi nga partia SDU e Duda Baljes është emëruar drejtoreshë e Inspektorateve në Prizren nga kryetari Shaqir Totaj.

Nga Admin User
Partia e Duda Baljes merr udhëheqjen e Inspektoratit në Prizren: Samra Iljazi emërohet drejtoreshë

Samra Iljazi emërohet drejtoreshë e Inspektorateve në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vazhduar me plotësimin e kabinetit të tij qeverisës. Së fundmi, ai ka emëruar Samra Iljazin në pozitën e drejtoreshës së Inspektorateve.

Iljazi vjen nga radhët e SDU-së, partia që udhëhiqet nga politikania e njohur boshnjake, Duda Balje. Ky emërim vjen si pjesë e marrëveshjeve politike për bashkëqeverisje në qytetin e dytë më të madh të Kosovës.

Samra Iljazi dhe Shaqir Totaj gjatë zyrtarizimit të emërimit.

Përmes një komunikate për media, kryetari Totaj ka konfirmuar emërimin, duke theksuar se cikli i emërimeve për të kompletuar ekzekutivin po shkon drejt fundit.

Kam emëruar Samra Ilijazin në pozitën e drejtoreshës së inspektorateve, derisa cikli i emërimeve për kompletimin e ekzekutivit pritet të përmbyllet së shpejti, me qëllim që të vazhdojmë me angazhim, profesionalizëm dhe përkushtim në realizimin e punëve për Prizrenin.

Shaqir TotajKomuna e Prizrenit

Ky emërim synon të rrisë efikasitetin në mbikëqyrjen e ligjshmërisë dhe inspektimet në terren në territorin e Prizrenit, fushë kjo me rëndësi të veçantë për qeverisjen lokale.

Artikuj të Ngjashëm

Kthuni në Faqen e Parë