Sekuestrimi i 156 kg eksplozivi në Zubin Potok: Prodhim i kompanisë serbe me lidhje të ngushta me pushtetin
Policia e Kosovës ka sekuestruar 156 kg eksploziv komercial në Zubin Potok. Materiali është prodhuar nga kompania serbe Trayal Korporacija, e drejtuar nga Millosh Neneziqi, i lidhur me Partinë Përparimtare Serbe dhe figura të larta të pushtetit serb.
