Përditësim: Tom Prekaj nga Gurrakoci arrestohet pasi kapet në motel me një të mitur 12-vjeçare në Dubravë të Istogut
Burime të IndeksOnline konfirmojnë identitetin e të dyshuarit Tom Prekaj nga Gurrakoci, i arrestuar pasi u kap në një motel në fshatin Dubravë të Istogut me një vajzë 12-vjeçare. Policia ka konfirmuar arrestimin dhe mbajtjen për 48 orë, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Përditësim: Rast i rëndë në Istog
Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur identitetin e të dyshuarit në rastin e rëndë në Istog. Bëhet fjalë për Tom Prekaj, 54-vjeçar nga Gurrakoci, i cili dyshohet se është kapur në një motel në fshatin Dubravë me një vajzë të moshës 12-vjeçare.
Policia e Kosovës ka reaguar shpejt, duke identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin menjëherë pas sinjalizimit. E mitura është intervistuar në prani të një përfaqësuesi të Qendrës Sociale për të siguruar mbrojtjen e saj.
““Policia i ka marrë të gjitha veprimet, duke arritur që ta identifikojë menjëherë rastin dhe ta arrestojë të dyshuarin. Rasti ka ndodhur në një lokacion të Istogut rreth orës 14:10, ndërsa e mitura është intervistuar në prani të qendrës sociale. Personi i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë zëdhënësi Fadil Gashi.”
Sipas Policisë, rasti është nën hetim dhe priten masat e mëtejshme ligjore nga Prokuroria. Policia ka theksuar angazhimin për parandalimin e krimeve ndaj të miturve dhe zbardhjen e plotë të çdo rasti të tillë. /Indeksonline/
Ngjarja ka shkaktuar tronditje të mëdha në komunitet dhe ka nxjerrë në pah nevojën për vigjilencë të shtuar ndaj mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë.