Shpëtohet jeta e një 37-vjeçareje në Spitalin e Mitrovicës pas ndërhyrjes emergjente për shtatzëni ektopike
Stafi mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” ka shpëtuar jetën e një 37-vjeçareje nga Mitrovica pas një ndërhyrjeje urgjente për një shtatzëni ektopike cornuale, një rast i rrallë dhe potencialisht fatal.

Shpëtohet jeta e një 37-vjeçareje në Spitalin e Mitrovicës pas ndërhyrjes emergjente për shtatzëni ektopike
Një rast i rrallë dhe i rrezikshëm mjekësor u trajtua me sukses në Spitalin e Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” të Mitrovicës, ku stafi mjekësor shpëtoi jetën e një pacienteje 37-vjeçare.
Pacientja B.SH., e lindur në 1988, u paraqit në Shërbimin Emergjent në gjendje kritike, me parametra vitalë minimalë, vetëdije të çrregulluar dhe shenja të shokut hemorragjik për shkak të humbjes së madhe të gjakut.
Pas ekzaminimeve të shpejta laboratorike dhe ultrasonografike, u konstatoi një shtatzëni ektopike cornuale – një patologji e rrallë që ndodh vetëm në 2-4% të shtatzënive jashtë mitrës dhe paraqet rrezik të lartë për jetën.
“Ky rast tregon përkushtimin profesional, koordinimin multidisiplinar dhe kapacitetin e stafit të spitalit për menaxhimin e rasteve më komplekse.”
Reagimi i menjëhershëm i ekipit të Shërbimit Emergjent, në bashkëpunim me Kirurgjinë, Gjinekologjinë, Anestezionin dhe shërbimet mbështetëse, çoi në kryerjen e një laparotomie urgjente, e cila ishte vendimtare për shpëtimin e pacientes.
Ky sukses nënvizon profesionalizmin dhe gatishmërinë e personelit mjekësor në Mitrovicë për të trajtuar emergjencat komplekse, duke shpëtuar jetë të çmuara në shërbim të qytetarëve.
Spitali falenderon të gjithë ata që kontribuan në këtë ndërhyrje të suksesshme dhe thekson rëndësinë e bashkëpunimit multidisiplinar në mjekësi.