Energji

Si dalim nga kriza e energjisë? Janina Ymeri tregon hapat e nevojshëm për planifikim afatgjatë

Në podcastin 'Përballje' të Telegrafi.com, deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, deklaron se zgjidhja për krizën energjetike në Kosovë nuk është importi urgjent, por planifikimi vjetor i sektorit dhe transparenca institucionale.

Nga Admin User
Si dalim nga kriza e energjisë? Janina Ymeri tregon hapat e nevojshëm për planifikim afatgjatë

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka theksuar se dalja nga kriza e energjisë nuk mund të bazohet vetëm në importe urgjente, por kërkon një planifikim të mirëfilltë afatgjatë dhe përgjegjësi nga institucionet.

Podcasti 'Përballje' me Janina Ymeri në Telegrafi.com

Në emisionin "Përballje Podcast" të Telegrafi.com, Ymeri ka kritikuar mungesën e strategjisë së qartë dhe planifikimit vjetor për sektorin e energjisë elektrike, duke e cilësuar atë si arsyen kryesore të krizave të përsëritura.

Janina Ymeri dhe Hajrullahu në Përballje Podcast
Janina Ymeri dhe moderatori në 'Përballje Podcast' | Foto: Ridvan Slivova

"Zgjidhja është planifikimi vjetor i të gjithë sektorit të energjisë elektrike, që nuk është bërë as për vitin 2025 e as për vitin 2026", ka deklaruar Ymeri.

Duhet me ditë sa kemi nevojë për energji, sa kemi me importu dhe prej kujt kemi me importu. Kjo është bazë.

Janina Ymeri

Ajo ka theksuar nevojën për transparencë: institucionet duhet të specifikojnë sasinë e energjisë së nevojshme, burimet e importit dhe të shmangin situatat emergjente me çmime të larta.

Sipas saj, mungesa e planifikimit ka bërë sektorin e energjisë të pambrojtur, duke hapur rrugë për vendime ad-hoc që i kushtojnë shtrenjtë qytetarëve.

Pa planifikim, gjithçka bëhet ad-hoc. Importi bëhet urgjent dhe faturën e paguajnë qytetarët.

Janina Ymeri

Ymeri ka shtuar se energjia elektrike është çështje e sigurisë kombëtare dhe kërkon menaxhim me përgjegjësi dhe llogaridhënie.

Energjia elektrike është siguri kombëtare dhe nuk mund të menaxhohet pa përgjegjësi dhe pa llogaridhënie.

Janina Ymeri

Ajo ka paralajmëruar se pa një strategji të qartë vjetore, Kosova do të vazhdojë të përballet me kriza të tilla dhe pasoja ekonomike të rënda për qytetarët dhe bizneset.

Kthuni në Faqen e Parë
Kriza e energjisë në Kosovë: Janina Ymeri propozon planifikim afatgjatë | Digjital