Sulm i rëndë në Arllat të Drenasit: Burrë lëndohet nga dy persona, arrestohen të dyshuarit
Një burrë ka mbetur i lënduar rëndë pas sulmit fizik nga dy meshkuj në fshatin Arllat të Drenasit. Policia i ka arrestuar të dyshuarit dhe ka konfiskuar një thikë nga njëri prej tyre.

Sulm i rëndë në Arllat të Drenasit: Burrë lëndohet nga dy persona, arrestohen të dyshuarit
Një incident i rëndë ka ndodhur në fshatin Arllat të Drenasit, ku një burrë kosovar ka pësuar lëndime të rënda pas sulmit fizik nga dy persona të tjerë.
Sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën në ora 13:10. Dy meshkuj kosovarë janë arrestuar pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje e kanë sulmuar viktimën.
““Më 29.01.2026 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje me datën e lartcekur dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor”.”
Gjatë bastisjes, nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një mjet i mprehtë, thikë.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për procedurë të mëtejme.
Ngjarja po hetohet nga ana e policisë për të zbardhur rrethanat e plota.