Opinion

Taulant Balla mohon fake-news-in: Call-center-i i SPAK-ut nuk i përket motrës së tij

Përditësim: Deputeti socialist Taulant Balla hedh poshtë pretendimet se motra e tij qëndron pas call-center-it të goditur nga SPAK në Tiranë. Ai paralajmëron për rreziqet e dezinformimit dhe kërkon verifikim burimesh.

Nga Admin User
Taulant Balla mohon fake-news-in: Call-center-i i SPAK-ut nuk i përket motrës së tij

Taulant Balla mohon fake-news-in: Call-center-i i SPAK-ut nuk i përket motrës së tij

Një operacion i SPAK-ut, në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe Policinë e Shtetit në Shqipëri, u zhvillua mbrëmjen e së premtes për të goditur një bazë call-center-i në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë. Ky call-center dyshohet se operonte në fushën e mashtrimit në një shtet tjetër.

Si rezultat, u arrestuan 10 persona, ndërsa 2 drejtues të call-center-it u shpallën në kërkim.

Taulant Balla
Deputeti socialist Taulant Balla

Pas këtij lajmi, disa media lanë të kuptohej se motra e deputetit socialist Taulant Balla qëndronte pas këtij subjekti. Këto pretendime u mohuan kategorikisht nga vetë Balla përmes një videomesazhi në rrjetet sociale.

"Fake news-et përbëjnë një problem serioz shëndetësor për shoqërinë dhe demokracinë", theksoi Balla, duke u shprehur se është mësuar me sulme dhe lajme të pavërteta.

Video mesazhi i Taulant Ballës në Facebook

"Gënjeshtra udhëton shpejt, por e vërteta mbërrin gjithmonë. Në një kohë kur lajmet e rreme përhapen me shpejtësi alarmante, dëmi që ato shkaktojnë është real: keqinformim, zemërim dhe humbje besimi. Çdo klikim, çdo shpërndarje pa verifikim i jep forcë gënjeshtrës. Prandaj, të ndalemi, të kontrollojmë burimin dhe të mendojmë kritikisht është një akt përgjegjësie qytetare", u shpreh Balla.

E vërteta nuk ka nevojë të bërtas, ajo qëndron dhe kur zëri i saj është pak më i qet. Lajmet e rreme janë një problem shëndetësor i rëndë për shoqërinë dhe demokracinë të cilat duhen kuruar.

Taulant Balla

Artikuj të Ngjashëm

Kthuni në Faqen e Parë