“Të b lemë”: Punëtorë nga Bangladeshi të mashtruar për punë civile në Rusi, detyrohen të luftojnë në frontin e Ukrainës
Një hulumtim i Associated Press zbulon se rekrutues rusë kanë mashtruar dhjetëra punëtorë nga Bangladeshi me premtime për punë civile, por i kanë dërguar në vijën e parë të luftës kundër Ukrainës, ku janë kërcënuar me burg ose vdekje.

“Të b lemë”: Punëtorë nga Bangladeshi të mashtruar për punë civile në Rusi, detyrohen të luftojnë në frontin e Ukrainës
Makhsudur Rahmani la shtëpinë e ngrohtë në Bangladesh për një punë mirëmbajtjeje në Rusi, por brenda pak javësh u gjet në vijën e frontit të luftës ruso-ukrainase. Kjo është historia e tij dhe e dhjetëra të tjerëve, sipas një hetimi të detajuar të Associated Press.
Rekrutuesit rusë i bindën punëtorët me oferta pune civile, por pas mbërritjes në Moskë, ata u detyruan të nënshkruanin kontrata ushtarake. U trajnuan në kampe ushtarake për përdorimin e droneve, evakuim mjekësor dhe armë të rënda.
““Agjenti yt të dërgoi këtu. Ne të b lemë ty.””
Tre bangladeshas që arritën të iknin tregojnë se u detyruan të kryenin detyra të rrezikshme si avancim para forcave ruse, transport municione dhe rikthim trupash. Familjet e të tjerëve që janë zhdukur kanë marrë mesazhe të ngjashme.
Dokumentet e Associated Press, përfshirë kontrata, raporte mjekësore dhe foto, konfirmojnë historinë. Rusia ka synuar edhe punëtorë nga India dhe Nepali, thonë zyrtarët.
Ministrat e Rusisë dhe Bangladesh nuk iu përgjigjën pyetjeve. Rahmani iku pas shtatë muajsh pas torturave dhe kërcënimesh me 10 vite burg.