Kronikë e Zezë

Të shtëna në qendër të Podujevës: Një person i armatosur me kallashnikov terrorizon qytetarët

Të shtëna me armë janë dëgjuar pasdite në qendër të Podujevës. Një person me kallashnikov ka krijuar panik mes qytetarëve. Policia ende nuk ka dhënë detaje zyrtare.

Nga Admin User
Të shtëna në qendër të Podujevës: Një person i armatosur me kallashnikov terrorizon qytetarët

Të shtëna në qendër të Podujevës: Një person i armatosur me kallashnikov terrorizon qytetarët

Pasditen e sotme, të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në qendër të qytetit të Podujevës, duke shkaktuar panik të madh mes qytetarëve.

Sipas raportimeve të IndeksOnline, një individ i armatosur me një armë automatike, që duket si kallashnikov, ka shëtitur me shpejtësi në rrugët kryesore të qytetit.

Pamjet e siguruar tregojnë se si i dyshuari lëviz me shpejtësi në drejtim të panjohur, ndërsa kalimtarët e rastit janë të tronditur dhe kanë ikur menjëherë.

Motivet e këtij incidenti ende nuk janë të qarta dhe nuk ka informacion mbi gjendjen shëndetësore të ndonjë të përfshiruri. Policia e Kosovës pritet të dalë me një njoftim zyrtar në vazhdim.

IndeksOnline dhe digjital.com do të ju mbajnë të përditësuar me zhvillimet e reja të këtij rasti.

Kthuni në Faqen e Parë