Policia jep detaje për të shtënat me kallashnikov në Podujevë: Arrestohet i dyshuari, konfiskohet AK-47 dhe gëzhoja
Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për incidentin e të shtënave në Podujevë. I dyshuari ka shtënë me AK-47 drejt dy burrash, ka shkaktuar dëme në automjete dhe është arrestuar me urdhër të prokurorit.

Policia jep detaje për të shtënat me kallashnikov në Podujevë: Arrestohet i dyshuari, konfiskohet AK-47 dhe gëzhoja
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja në raportin ditor për incidentin e ndodhur dje në Podujevë, ku një i ri ka shkaktuar panik mes qytetarëve duke shtënë me armë automatike.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari i arrestuar ka shtënë disa herë në drejtim të dy personave meshkuj, por pa i goditur ata. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, policia ka gjetur 6 gëzhoja.
Të shtënat kanë shkaktuar dëme materiale në dy automjete. Policia ka konfiskuar nga i dyshuari një pushkë automatike AK-47 bashkë me një karikator të mbushur me 15 fishekë.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar dhe dërguar në qendrën e mbajtjes për procedurat e mëtejme hetimore.
“Policia e Kosovës vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”
