Tragjedi në Krujë: 57-vjeçari nga Puka dyshohet se u vra me çekiç, autori i dyshuar arrestohet
Një konflikt rrugor ka degjeneruar në vrasje në aksin Krujë-Mamurras. 57-vjeçari Petrit Ndou nga Puka ka humbur jetën pasi dyshohet se u godit me çekiç në kokë nga 28-vjeçari A.V. nga Mamurrasi. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar.

Tragjedi në Krujë: 57-vjeçari nga Puka dyshohet se u vra me çekiç, autori i dyshuar arrestohet
Një konflikt mes drejtuesve të dy automjeteve ka çuar në një tragjedi pas mesnatës në aksin rrugor Krujë-Mamurras. Dyshohet se ka pasur përplasje me makinë dhe më pas konflikt fizik, ku 57-vjeçari Petrit Ndou nga Puka ka humbur jetën.
Viktima ka marrë plagë në kokë, ndërsa në vendngjarje është gjetur një çekiç. Dyshohet se Ndou është goditur me çekiç nga 28-vjeçari me inicialet A.V. nga Mamurrasi.
Shërbimet e policisë e kanë shoqëruar autorin e dyshuar dhe po mblidhen dëshmitë e dëshmitarëve për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Krujë/Informacion paraprak. Rreth orës 00:40, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi P. N., 57 vjeç... Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar... Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e ngjarjes.”
Hetimi po vazhdon nën drejtimin e Prokurorisë për të dokumentuar rrethanat e sakta të kësaj ngjarjeje të rëndë. Autoritetet kanë siguruar vendin e ngjarjes dhe po intervistojnë personat e përfshirë.
Digjital.com do të sjellë përditësime sa të ketë informacione të reja zyrtare.