Botë

“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep shpjegime për Grenlandën

Presidenti amerikan Donald Trump ka dërguar një letër kryeministrit norvegjez ku justifikon interesin e tij për Grenlandën, duke thënë se nuk ndien më detyrim të mendojë vetëm për paqen pasi Norvegjia nuk i dha Çmimin Nobel për Paqen.

Nga Admin User
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep shpjegime për Grenlandën

“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep shpjegime për Grenlandën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar me një letër të hapur drejtuar kryeministrit norvegjez Jonas Gahr Støre, ku shpjegon pozicionin e tij lidhur me interesin amerikan për Grenlandën.

Në letër, e cila është dërguar gjithashtu në disa ambasada evropiane në Uashington, Trump akuzon Norvegjinë se nuk ia ka dhënë atij Çmimin Nobel për Paqen, të cilin ai pretendon se e meritonte për 'ndalimin e 8 luftërave'.

Nuk ndiej më detyrimin të mendoj vetëm për paqen, megjithëse ajo do të jetë gjithmonë mbizotëruese, por tani mund të mendoj për atë që është e mirë dhe e përshtatshme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Donald Trump

Trump shkruan se kjo ka ndryshuar prioritetet e tij, duke e bërë të mendojë më shumë për interesat strategjike të SHBA-së, siç është Grenlanda.

Të kujtohet se parlamenti norvegjez zgjedh pesë anëtarët e Komitetit të Nobelit, por qeveria nuk ka rol drejtpërdrejt në zgjedhjen e fituesit, sipas The Journal.

Interesi i Trump për Grenlandën ka qenë i vazhdueshëm, duke e parë atë si asset strategjik për sigurinë kombëtare amerikane.

Artikuj të Ngjashëm

Kthuni në Faqen e Parë