Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani: Përjashton përdorimin e forcës për Grenlandën
Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë deklaratën më të qartë deri më tani, duke përjashtuar përdorimin e forcës ushtarake për të marrë Grenlandën, sipas CNN.

Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani: Përjashton përdorimin e forcës për Grenlandën
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dhënë deklaratën më të prerë deri më tani lidhur me interesin e tij për Grenlandën.
Sipas CNN-së, Trump ka përjashtuar plotësisht mundësinë e përdorimit të forcës ushtarake për të marrë ishullin arktik nën kontrollin e Danimarkës.
"Ndryshe nuk do ta marrim asgjë nëse nuk vendos të përdor forcë dhe forcë të tepruar, ku do të ishim, sinqerisht, të pandalshëm", ka thënë Trump.
“"Por nuk do ta bëj këtë. Në rregull. Tani të gjithë thonë, oh, mirë". "Kjo është ndoshta deklarata më e madhe që bëra, sepse njerëzit menduan se do të përdorja forcë. Nuk kam pse të përdor forcë. Nuk dua të përdor forcë. Nuk do të përdor forcë".”
Trump ka shtuar: "E tëra që Shtetet e Bashkuara po kërkojnë është një vend i quajtur Grenlandë".
Kjo deklaratë vjen në kontekstin e interesit të vazhdueshëm të administratës amerikane për strategjike pozicionin gjeopolitik të Grenlandës në Arktik.