Trump përsërit kërkesën: SHBA duhet të ketë Grenlandën, Danimarka nuk mund ta mbrojë
Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur idenë për blerjen ose kontrollin e Grenlandës, duke deklaruar se Danimarka nuk mund ta mbrojë ishullin dhe se tema do të diskutohet në Davos me udhëheqës evropianë.

Trump përsërit kërkesën: SHBA duhet të ketë Grenlandën, Danimarka nuk mund ta mbrojë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përsëritur sërish dëshirën për të marrë nën kontroll ishullin e Grenlandës, territor danez në Arktik.

Gjatë një bisede me gazetarët në Florida, pak para se të nisej për në Uashington DC, Trump deklaroi se Danimarka "nuk mund ta mbrojë atë".
“Ne duhet ta kemi... Ata nuk mund ta mbrojnë atë, Danimarka.”
Tema e Grenlandës do të jetë në qendër të diskutimeve të Trump-it me udhëheqësit evropianë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos këtë javë. Ai do të udhëtojë atje me një delegacion të gjerë amerikan.
Presidenti amerikan zbuloi gjithashtu se ka zhvilluar një "bisedë telefonike shumë të mirë" me shefin e NATO-s, Mark Rutte, lidhur me Grenlandën. Të dy palët kanë rënë dakord për takime me "palë të ndryshme" në Davos.

“Grenlanda është e domosdoshme për Sigurinë Kombëtare dhe Botërore. Nuk ka kthim pas - Për këtë, të gjithë janë dakord!”
Trump e ka quajtur Grenlandën thelbësore për sigurinë kombëtare amerikane dhe globale, në kontekstin e tensionesh gjeopolitike në Arktik me Rusinë dhe Kinën.
Kjo nuk është hera e parë që Trump ngre çështjen e Grenlandës. Në të kaluarën, ai ka propozuar blerjen e saj nga SHBA, duke shkaktuar reagime të ashpra nga Danimarka.
/Burimi: Telegrafi/


