Trump sqaron për mbylljen e syve në mbledhjen e kabinetit: “Nuk fjeta, takimi ishte shumë i mërzitshëm”
Presidenti amerikan Donald Trump ka mohuar se ka fjetur gjatë një mbledhjeje të kabinetit, duke shpjeguar se mbyllej sytë nga mërzitja e madhe e takimit.

Trump sqaron për mbylljen e syve në mbledhjen e kabinetit: “Nuk fjeta, takimi ishte shumë i mërzitshëm”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar ndaj komenteve në media se ai dukej sikur po flinte gjatë një mbledhjeje të kabinetit të zhvilluar muajin e kaluar.

Të enjten, në një mbledhje tjetër të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë, Trump u shpreh: “Disa njerëz thanë: I mbylli sytë. Shikoni, takimi u bë goxha i mërzitshëm. Nuk fjeta. Vetëm i mbylla sytë, sepse doja të dilja sa më shpejt prej aty.”
““Nuk fjeta, meqë ra fjala. Nuk fle shumë””
Mbledhja e transmetuar në TV zgjati 81 minuta dhe Trump e shkurtoi atë, duke mos lejuar pyetje nga gazetarët. Në administratat e mëparshme, këto mbledhje ishin private dhe të shkurtra, por nën Trump ato u bënë publike për të promovuar arritjet e qeverisë.
Trump është parë shpesh duke mbyllur sytë në evente publike, por në këtë mbledhje të fundit nuk ndodhi e tillë. Ai erdhi në pushtet si presidenti më i moshuar në moshë në atë kohë.
Artikulli është bazuar në raportimin e agjencisë Reuters dhe Nacionale.com.