Vdes Rifaat al-Assad, “kasapi i Hama”, xhaxhai i ish-presidentit Bashar al-Assad
Rifaat al-Assad, figura kontroverse e familjes Assad dhe komandant i forcave që shtypën kryengritjen në Hama më 1982, ka ndërruar jetë të martën në moshën 88-vjeçare. Ai ishte vëlla i Hafez al-Assad dhe xhaxha i Bashar al-Assad.