Vdekje e dyshimtë në Fushë Kosovë
Një grua është gjetur e pajetë në Fushë Kosovë. Policia ka nisur hetimet, ndërsa trupi i saj është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Një grua ka humbur jetën në rrethana të dyshimta në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës dhe njësitë përkatëse kanë dalë menjëherë në vendngjarje pas njoftimit.
Ekipi mjekësor në vend ka konstatuar vdekjen e saj, duke mos mundur të ofrojë ndihmë të mëtejshme.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e obduksionit.
Hetimet për rrethanat e saktë të ngjarjes janë në vazhdim nga ana e policisë. Më shumë detaje pritet të dalin pas rezultateve të obduksionit.
Burimi: Telegrafi.com


