PËRDITËSIM: “Përkrahja e shqiptarëve më jep forcë” – Fitorja e Amarildo Bakajt pas një nate të paharrueshme me vëllezërit Bakaj
Vëllezërit Roberto dhe Amarildo Bakaj kanë dominuar kundërshtarët në BBC Arena, duke ruajtur rekorde perfekte: Roberto 16-0, Amarildo 15-0 ndaj Francesco Morandi. Amarildo falënderon tifozët shqiptarë për mbështetjen që i dha forcë.

PËRDITËSIM: “Përkrahja e shqiptarëve më jep forcë” – Fitorja e Amarildo Bakajt pas një nate të paharrueshme me vëllezërit Bakaj
Vëllezërit Roberto dhe Amarildo Bakaj kanë shkëlqyer në ringun e BBC Arena në Zvicër, duke regjistruar fitore bindëse dhe duke ruajtur rekorde e pamposhtura në karrierën e tyre profesionale në boks.

Roberto Bakaj arriti një fitore spektakulare ndaj kolumbianit Brayan Santander. Ai ishte superior në pothuajse të gjitha raundet, duke dominuar plotësisht kundërshtarin. Me vendim unanime, Roberto regjistron fitoren e 16-të në po aq meçe, duke mbajtur rekord perfekt.

Amarildo Bakaj dominoi plotësisht ndeshjen ndaj italianit Francesco Morandi, të cilin e kishte ngacmuar prej kohësh. Me një performancë të jashtëzakonshme, Amarildo e gjakos kundërshtarin në raundin e pestë dhe siguron fitoren e 15-të në 15 meçe me vendim unanime. Pas ndeshjes, vetë Morandi e përgëzoi Bakajn duke e ngritur dorën para tifozëve si shenjë respekti.
““Jam shumë i lumtur pas fitores. Salla ishte plot me shqiptarë, dhe përkrahja e tyre më mbushi zemrën dhe më bëri të ndihem i vlerësuar. Çdo koment, çdo mbështetje, më japin forcë për të dhënë maksimumin dhe për të bërë krenar kombin tonë. Plani im në ring ishte i qartë: çdo rund të luftoja me gjithë forcën, të shfaqja dhuntinë time dhe të kënaqja publikun me një boks të bukur. Gjaku nuk më shqetësonte, motivimi im vjen nga dëshira për të treguar aftësitë dhe për të mbajtur fjalën time”.”
Amarildo deklaroi se nuk do të ndalet këtu dhe synon suksese edhe më të mëdha në të ardhmen. Vëllezërit Bakaj janë krenari për boksierët shqiptarë dhe kombinin tonë.
