Vjedhje e rëndë në një lokal në rrugën “UÇK” në Prishtinë, policia dhe prokuroria në hetim
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në një lokal në rrugën UÇK në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana, ka konfirmuar rastin.

Vjedhje e rëndë në një lokal në rrugën “UÇK” në Prishtinë, policia dhe prokuroria në hetim
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30 në një lokal në rrugën “UÇK” në Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
““Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një rast Vjedhje e rëndë, që ka ndodhur në një lokal në rrugën UÇK në Prishtinë. Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit në koordinim të plotë me Prokurorinë janë duke punuar për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar””
Sipas Pllanës, autoritetet policore dhe prokuroria po punojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanasave të kësaj vjedhjeje dhe identifikimin e personave të dyshuar.
Më shumë detaje pritet të publikohen pas përfundimit të hetimeve fillestare.