Vritet një figurë e lartë e Hamasit në sulmin ajror izraelit në Deir al-Balah të Gazës
Një komandant lokal i Hamasit, Mohammed Al-Holy, u vra sot në dy sulme ajrore izraelite në Deir al-Balah, sipas burimeve të Hamasit. Ky incident vjen në mes të akuzave reciproke për shkelje të armëpushimit që është në fuqi që nga tetori.

Vritet një figurë e lartë e Hamasit në sulmin ajror izraelit në Deir al-Balah të Gazës
Një figurë e lartë e krahut të armatosur të Hamasit u vra të enjten në dy sulme ajrore izraelite në Deir al-Balah, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, sipas një burimi të Hamasit.
Ushtria izraelite nuk ka dhënë ende komente për këtë incident. Burimi i Hamasit identifikoi një nga të vrarët si Mohammed Al-Holy, komandant lokal i brigadës së armatosur të grupit në Deir al-Balah, raporton Reuters.
“Izraeli ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit dhe po përpiqet ta rinderzoi konfliktin.”
Hamasi në një deklaratë dënoi sulmet ndaj familjes Al-Holy, duke akuzuar Izraelin për shkelje të armëpushimit të arritur në tetor. Në mesin e shtatë viktimave ishte edhe një 16-vjeçar, sipas zyrtarëve shëndetësorë.
Izraeli dhe Hamasi vazhdojnë të akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit, ndërsa mbeten larg në negociatat për çështjet kryesore. Shtetet e Bashkuara njoftuan të mërkurën fillimin e fazës së dytë të marrëveshjes.
Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit në tetor, mbi 400 palestinezë dhe tre ushtarë izraelitë kanë humbur jetën. Izraeli ka rrënuar ndërtesa dhe ka urdhëruar evakuimin e më shumë se gjysmës së territorit të Gazës, ku ende ndodhen trupat e tij.
Gati e gjithë popullsia prej mbi 2 milionë banorësh jeton tani në kushte të vështira në një rrip të ngushtë toke. Agjencia e OKB-së për fëmijë raportoi se mbi 100 fëmijë janë vrarë në Gaza që nga armëpushimi, përfshirë viktima nga sulme me dronë.
/Nacionale
