Kosovë

Zeqiri: Vendimet për largimin e punëtorëve shqiptarë nga komunat veriore janë të paligjshme

Ish-kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka deklaruar se vendimet e fundit të marra nga kryetarët serbë në komunat veriore për largimin e punëtorëve shqiptarë janë të paligjshme dhe të koordinuara nga Lista Serbe.

Nga Admin User
Zeqiri: Vendimet për largimin e punëtorëve shqiptarë nga komunat veriore janë të paligjshme

Zeqiri: Vendimet për largimin e punëtorëve shqiptarë nga komunat veriore janë të paligjshme

Ish-kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka reaguar ashpër ndaj vendimeve të fundit të marra nga kryetarët e rinj serbë, të cilët sipas tij po tentojnë të largojnë punëtorët shqiptarë nga institucionet komunale në veri të Kosovës.

"Momentalisht në Komunën e Zubin Potokut, Lista Serbe po bën vendime të orkestruara qysh di ajo përmes direktivave dhe po bën përpjekje në komunat tjera dhe sigurisht do të ketë edhe tek ne. Kanë qenë të pritura", ka thënë Zeqiri për FrontOnline.

Këto proceduralisht nuk janë në rregull sepse punësimet janë bërë me rregulla procedurale.

Izmir Zeqiri

Sipas tij, këto veprime vijnë si rezultat i direktivave politike dhe mund të shtrihen në të gjitha komunat veriore. Zeqiri sqaron se punësimet e shqiptarëve janë bërë përmes konkurseve ligjore dhe nuk mund të anulohen në mënyrë arbitrare.

"Këto kanë qenë të pritura, por jo sa i përket punëtorisë. Deri tani nuk ka pasur vendime të tilla, por kjo nuk do të thotë që nuk do të ketë", ka shtuar ai.

Situata në Zubin Potok po monitorohet me kujdes, ndërsa Zeqiri paralajmëron se këto veprime janë në kundërshtim me ligjin dhe procedurat administrative të Kosovës.

Artikuj të Ngjashëm

Kthuni në Faqen e Parë