Përfshihet nga zjarri një lokal në “Rrugën B” në Prishtinë
Një lokal në Rrugën B të Prishtinës u përfshi nga zjarri në mëngjesin e 29 janarit. Zjarri u shua nga ekipet e zjarrfikësve pa lëndime personale, vetëm me dëme materiale.

Përfshihet nga zjarri një lokal në “Rrugën B” në Prishtinë
Një lokal ka shpërthyer në flakë në mëngjesin e sotëm, më 29 janar, në Rrugën B në Prishtinë.
Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në kryeqytet, Malë Gashi.
““Ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes, ka pasur zjarr në një lokal në Rrugën B””
Ai ka bërë të ditur se zjarri është shuar plotësisht dhe intervenimi ka përfunduar.
““Zjarri është shuar, ka përfunduar intervenimi. Ekipet tashmë janë kthyer në bazë””
Sipas Gashit, nuk raportohen persona të lënduar, përveç dëmeve materiale në lokal.
Burimi: Telegrafi